Mesfushori i Kosovës, Blendi Idrizi, ka pranuar se Hungaria është kundërshtar tjetër në krahasim me Armeninë.
Ai e ka vlerësuar paraqitjen ndaj Armenisë, duke thënë se ka mundur të shënojnë edhe gola të tjerë.
“Unë besoj që paraqitja ka qenë e mirë dhe ka qenë e rëndësishme ta fitojmë ndeshjen. Kemi hyrë në lojë mirë, kemi pasur raste për një ose dy gola më shumë. Në 15 minutat e fundit kundërshtari ka bërë më shumë presion, por ajo është normale, por për ne është e rëndësishme që kemi fituar ndeshjen. Atmosfera është shumë e mirë”.
“Hungaria është tjetër kundërshtar me më shumë kualitet. Edhe ne kemi cilësinë tonë dhe duhet ta bëjmë edhe një tjetër paraqitje të mirë”, ka theksuar Idrizi.
“Na jep motivim shumë më shumë. Stadiumi duhet të jetë i mirë. Por edhe me tifozë dhe pa tifozë, ne duhet të jemi të motivuar”, ka deklaruar Idrizi.
Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndeshjen e radhës miqësore të martën në Budapest ndaj Hungarisë./Arbresh.info/
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...