Xhudistja jonë, Laura Fazliu do të kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Laura është vetëm edhe një ndeshje afër për të marrë medalje në Grand Slamin e Tbilisit në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Ajo e nisi garën në xhiron e parë si e lirë, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me 3 dënime për Ippon, mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Në xhiron e tretë ajo mposhti me dy ‘waza-ari’ për Ippon, holandezen Gake Van Den Berg, teksa në çerekfinale fitoi nga kubanezja Maylin Del Toro Carvajal.
Megjithatë, Fazliu ishte e pafat në gjysmëfinale, duke u mposhtur me ippon nga polakja Angelika Szymanska.
Pas kësaj humbje, Laura do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me Joanne Van Lieshout nga Holanda. /Telegrafi/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116