Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka njoftuar sot ambasadën ruse në Lubjanë se një diplomat i saj është shpallur persona non grata dhe se ai ka afat deri më 28 mars të largohet nga Sllovenia.
Ministria sllovene deklaroi se këtë vendim e ka marrë në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike për shkak të aktiviteteve që nuk janë në përputhje me statusin e tij si diplomat, raporton STA.
Portali Siol bëri të ditur se bëhet fjalë për zëvendës atasheun ushtarak të Ambasadës Ruse, Sergej Lemeshev.
Në prill të vitit 2022, Sllovenia i kërkoi Rusisë që të reduktojë stafin në ambasadën në Lubjanë në të njëjtin numër anëtarësh të ambasadës sllovene në Moskë.
Pala ruse do t’i përgjigjet dëbimit të punonjësit të ambasadës ruse në Slloveni, tha Ministria e Punëve të Jashtme ruse për RIA Novosti./euronews.al
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...