Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dalë me reagim lidhur me ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes së zhvilluar mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces në javën e 30-të të Superligës.
Në javën e 30-të të Superligës së Turqisë, Trabzonspor humbi 3-2 në shtëpi nga Fenerbahce.
Pas ndeshjes, teksa skuadra verdhe-blu po shfaqte gëzim, tifozë të shumtë të Trabzonsporit hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e ekipit kundërshtar.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve ka bërë një deklaratë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
“Dhuna që ndodhi pas ndeshjes së Superligës turke të luajtur midis Trabzonspor dhe Fenerbahce është absolutisht e papranueshme”, ka deklaruar fillimisht ai.
“Këto nuk kanë vend brenda apo jashtë fushës, në sportin tonë apo në shoqërinë tonë. E kam thënë më parë dhe do ta them përsëri, në futboll, pa përjashtim”.
“Të gjithë lojtarët duhet të jenë të sigurt për të luajtur këtë lojë që sjell gëzim për kaq shumë njerëz në mbarë botën. Unë u bëj thirrje autoriteteve përkatëse të kapin autorët e ngjarjes tronditëse që ndodhën në Trabzon”, shtoi Infantino. /Telegrafi/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116