Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku gjatë pasditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në lokalitete, ndërsa vonë në mbrëmje pritet intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, sidomos gjatë orëve të natës.
Sipas MeteoKosova, reshjet lokalisht parashihet të jenë më intensive, përderisa koncentrimet e pluhurit saharian do të rikthehen përsëri, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 18-44 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C./Arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...