Guild Eagles nuk e ka nisur fare mirë ditën e parë të kualifikimeve për Majorin e Copenhages në kuadër të lojës CS2.
Guild u mposhtën fillimisht nga Mouz me rezultat 16-14 pas vazhdimeve në mapën Ancient, ndërsa ndeshjen e dytë humbën nga ENCE 13-6, në mapën Anubis, shkruan Arbesh.info.
Pas këtyre shqiponjat janë në rrezik për të humbur majorin e parë të CS2.
Por asgjë nuk ka përfunduar, pasi ish-BNE nesër luan sfidën më të rëndësishme të këtyre kualifikimeve, ndeshje kjo që do të vendos për rrugëtimin e pesshës shqiptare.
Guild Eagles do të luajnë ndeshjen e radhës ndaj kundërshtarit Nexus, me fillim nga ora 14:00.
Nëse shqiponjat arrijnë këtë fitore atëherë kualifikimi për në Major vazhdon ende.
Për të u kualifikuar në Major nevojiten tre fitore.
Por nëse nuk arrihen tre fitore, Guild me do e mos duhet të arrijnë së paku dy fitore, pasi që është edhe mundësia e fundit për kualifikim nga “Last Chance Qualifier”./Arbresh.info/
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...