Një prej regjisorëve më të njohur iranian, Dariush Mehrjui, është therur me thikë për vdekje në mbrëmjen e së shtunës, afër gruas së tij, në shtëpinë e tyre afër Teheranit, kanë thënë autoritetet.
Regjisori 83-vjeçar ka qenë i lidhur me valën e re të kinemasë në Iran, duke e krijuar fillimisht filmin “Lopa” më 1969.
“Gjatë hetimeve preliminare, ne kemi gjetur se Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij, Vahideh Mohammadifar, janë vrarë pas disa therjeve në qafë”, ka thënë Hossein Fazeli-Harikandi, shefi gjyqësorit për rajonin e Teheranit, sipas mediave lokale.
Në një intervistë të publikuar të dielën nga gazeta Etemad, gruaja e regjisorit ka thënë më parë se është kërcënuar disa herë dhe shtëpia e tyre është vjedhur.
Në periudhën 1980 – 1985, regjisori ka jetuar në Francë dhe ka punuar në disa filma dokumentarë.
Në vitet ’90, Mehrjui i ka portretizuar edhe jetët e grave në filmat “Sara”, “Pari” dhe “Leila”, melodrama për gratë jofertile, të cilat i kanë inkurajuar burrat që të martohen me gratë e dyta./REL
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...