Luka Jovic ishte goditja e minutave të fundit për Milanin në këtë merkato të verës. Serbi kaloi në Milano nga Fiorentina duke mbajtur aktualisht statusin e zëvendësuesit të Olivier Giroud. Në konferencën e prezantimit, sulmuesi 25-vjeçar theksoi se e priste prej tre vitesh një transferim te Milan ndërsa shtoi se prej fëmijërisë është një tifoz i madh i kuqezinjve.
“Kam punuar shumë për të ardhur këtu. Jam i lumtur dhe i nderuar që bashkohem me Milanin, prej fëmijërisë jam një tifoz i kuqezinjve ashtu si babai im. Milan më ka kërkuar edhe tre vite më parë kur luaja për Real Madrid.
Kam refuzuar shumë oferta për të veshur këtë fanellë, po prisja deri në momentin e fundit. Në të kaluarën kam folur me Maldinin dhe ia bëra të qartë se objektivi im ishte që një ditë të luaja për Milanin, tani tani më në fund ia dola.
Reali? Ajo eksperiencë nuk shkoi siç unë doja dhe siç e kisha menduar. Por, tani dua të mos gaboj sërish, Pioli është një trajner i madh dhe më ka siguruar se ka besim tek unë. Shpresoj që këtë besim t’ia shpërblej me gola”, u shpreh Jovic./ss
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi