Zjarret pyjore po vazhdojnë të përhapen në zonën Dadia afër kufirit greko-turk, dhe zjarrfikësit nuk janë duke arritur t’i kenë nën kontroll për më shumë se dy javë.
Rreth 600 zjarrfikës janë duke punuar për t’i shuar zjarret, përfshirë përpjekjet me helikopterë.
Megjithatë, terreni malor dhe zona e dendur me pyje, bashkë me erërat e fuqishme, është duke e bërë situatën të pakontrollueshme.
Zyrtarët kanë thënë se rreziku nga zjarret në disa pjesë të Greqisë është jashtëzakonisht i madh.
Sipas Mbrojtjes Civile, zjarret janë duke u përhapur edhe në ishujt Euboea, Lesbos dhe Kretë, si dhe në rajonin Atika afër kryeqytetit, Athinës.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka thënë javën e kaluar se ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa një shkalle të tillë zjarresh.
Sipas tij, korriku dhe gushti i këtij viti kanë qenë muajt më të nxehtë dhe të thatë që janë regjistruar ndonjëherë në Greqi.
Ai është zotuar se autoritetet do të ofrojnë ndihmë për njerëzit qe kanë humbur shtëpi, kafshë apo biznese, si pasojë e zjarreve./REL/
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...