Tanimë as puna nuk i lidh bashkë.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin dhe ish DJ e saj, DJ Geek.
Me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory, ai ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e Moneyz Music
“Publik i dashur, ju faleminderit për këtë rrugëtim të paharrueshëm. Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë për mua. Ky ishte shou i fundit për mua në ekipin Moneyz, kështu që ju falënderoj përzemërsisht secilit anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht. Shihemi shumë shpejt në projektet dhe performancat e mia të radhës. Është djali juaj, DJ Geek”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Dafina dhe Geek ishin të lidhur për një kohë të gjatë, po para pak muajsh ata vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre./Arbresh.info/

Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...