Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës përkatësisht Stacioni Policor Gjakovë se në rrugën “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë kishte ndodhur një incident- rrahje.
IPK është njoftuar për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore të saj pasi që informacionet ishin se ne këtë rast ishte i përfshirë si i dyshuar edhe një pjesëtar i policisë (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore dhe jashtë detyrës zyrtare), thuhet në komunikatë.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore duke përfshirë edhe analizimin e disa video pamjeve të incizuara nga kamerat e sigurisë së një lokali.
Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (zyrtarin e stafit civil dhe një qytetar) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor.
Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurës administrative pjesëtari i policisë (stafit civil) është suspenduar.
Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente. /Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...