Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se është i sigurt për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Ne do të fitojmë zgjedhjet e 28 majit, duke rritur përqindjen e votave të siguruara në zgjedhjet e 14 majit. Dhashtë Zoti do të shënojmë një fitore historike”, shkroi Erdogan në Twitter.
Komisioni Zgjedhor i Turqisë njoftoi zyrtarisht të hënën se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 28 maj.
Sipas rezultateve paraprake të raundit të parë të zgjedhjeve të mbajtur të dielën, kreu aktual i shtetit Erdogan fitoi 49,51 për qind, kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu 44,8 për qind të votave, ndërsa Sinan Ogan 5,17 për qind të votave.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën