Siç tregon për albinfo.ch një burim që i ka njohur të dy të ndjerët, vdekja ka ardhur pasi që dy të rinjtë e kanë ndezur veturën për t`u ngrohur dhe ndërkohë i ka zënë gjumi ose janë molisur deri në paaftësi për të reaguar.
Askush nuk e di se sa kanë qëndruar ata në veturë dhe se kur ka ndodhur vdekja, por familjarët i kanë gjetur viktimat pasditen e vonë, kur në makinë ishte shpenzuar e gjithë benzina.
Megjithatë, policia ende nuk ka mundur të japë ndonjë version zyrtar për mënyrën se si ka ndodhur vdekja e dy të rinjve.
Burimi thotë se i riu shqiptar, Fitimi pritet të dërgohet nesër për t`u varrosur në vendlindje.
Ai thotë se të dy djemtë kanë qenë shumë të urtë dhe kanë pasur sjellje shembullore.
Ndërkohë mediet njoftojnë se edhe Këshilli Federal (qeveria e vendit) ka shprehur pikëllimin për vdekjen e dy të rinjve. Presidenti i posazgjedhur Johann Schneider-Ammann dhe ish-presidentja.
Simonetta Sommaruga kanë qenë në vendin e ngjarjes, në Langenthal, duke ngushëlluar familjarët dhe të tjerët.
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...
Albulena Haxhiu voton: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fo...
Voton Ardian Gjini: Kosova ju përket vetëm juve dhe ju duhet...
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigu...
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...