Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë zjarri të premten në një qendër social-kulturore kurde në Paris.
Prokurorja e Parisit Laure Beccuau, tha se autori i dyshuar i sulmit njihej nga strukturat e zbatimit të ligjit.
Gjashtëdhjetë e nëntë vjeçari është arrestuar dhe ndodhet tashmë në paraburgim.
Krahas qendrës social-kulturore kurde incidenti përfshiu edhe një restorant përballë saj e një parukeri, tha kryetarja e bashkisë Alexandra Cordebard.
Autoritetet njoftuan se kanë nisur hetimet mbi ngjarjet dhe se po shqyrtojnë çdo element të mundshëm racist të lidhur me të.
Sipas televizionit lokal BFM mendohet se autori i dyshuar për ngjarjen e sotme, kishte sulmuar një vit më parë një kamp imigrantësh.
Një dëshmitar i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se kishte dëgjuar rreth tetë të shtëna.
Një tjetër dëshmitar, që foli për televizionin BFM, e identifikoi personin e armatosur si një burrë të bardhë, që hapi zjarr krejt papritur./voa/
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...