“Kam mbetur pa ju dalë vetëm në frigorifer”. Kështu tha kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Teksa i dha fjalën zyrtarit të BE, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, Rama u shpreh se duhet të dëgjojnë atë më shumë.
“Po ndalem këtu për t’ja kaluar fjalën komisionarit. Është më e rëndësishme për ju të dëgjoni nga komisionari se mua këtu më keni në çdo vakt të ditës. Kam mbetur të më keni vetëm në frigorifer kur hapni frigoriferi…kështu komisioner faleminderit për prezencën tuaj dhe fjala është për ju”, u shpreh Rama.
Sakaq, kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë sot se i ka kërkuar Varhelyi mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit në BE. Nga ana tjetër, Oliver Varhelyi kërkoi më shumë durim nga Shqipëria për çështjen e çeljes së negociatave./abcnews.al/
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...