I tillë është bollëku i cilësisë së Real Madridit në skuadrën e tyre, ata priren të jenë një vend gjuetie për skuadrat e tjera të mëdha në Evropë kur bëhet fjalë për lojtaët që luajnë më pak sesa do të dëshironin.
Vitet e fundit, Alvaro Morata, Achraf Hakimi dhe Brahim Diaz janë larguar të gjithë nga kryeqyteti spanjoll për të kaluar Detin Mesdhe, duke arritur sukses në Itali.
Interi thuhet se po kërkon ta përsërisë atë arritje. Nerazzurrët po mbajnë nën sy sulmuesin, Luka Jovid dhe mesfushorin, Dani Ceballos, të cilët nuk po aktivizohen rregullt me Los Blancos.
Në veçanti me Jovic, duket qartë se as klubi dhe as menaxheri i tij nuk i besojnë atij dhe vetë lojtari është i prirur të largohet nga Madridi.
Corriere dello Sport raporton se drejtori sportive i Interit, Piero Ausilio ishte në Santiago Bernabeu për të marrë pjesë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Los Blancos dhe Chelseat të martën mbrëma.
Edhe pse ai ishte aty për të sqaruar situatën me Real Madridin më shumë se çdo gjë, ai mundi të shihte vetëm 34 minuta për të cilët ishte aty, me Ceballos që zëvendësoi Fede Valverden në minutën e 86-të./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116