Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për familjen e policit, i cili sot është vetëvrarë aksidentalisht në poligonin e gjuajtjes së Policisë së Kosovës në Cërrnushë të Mitrovicës.
Lexo edhe:
Vdekja aksidentale e policit në Mitrovicë, Prokuroria jep detaje
Sveçla me anë të një postimi në Facebook, ka theksuar se ky aksident ka ndodhur gjatë trajnimit të rregullt të policisë, përcjell arbresh.info.
Ai po ashtu ka shkruar se njësitet relevante janë duke e trajtuar rastin dhe hetimet janë duke u realizuar.
Postimi i plotë:
Nga Policia e Kosovës jam njoftuar se sot, në poligonin e gjuajtjes së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një zyrtar policor ka plagosur veten me armë zjarri aksidentalisht dhe më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur përgjatë trajnimit të rregullt të Policisë që është duke u mbajtur atje.
Njësitet relevante të Policisë dhe Inspektoratit Policor kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe kanë filluar hetimet të cilat do të vazhdojnë në koordinim edhe me prokurorinë.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve të tij dhe gjithë zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Ngjarjet e tilla tragjike prekin thellë secilin prej nesh por edhe janë thirrje për rritje të kujdesit ndaj vetvetes dhe të tjerëve rreth nesh. / K.G/ arbresh.info/
Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...