Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje rreth rastit të vdekjes së policit, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra nga vetëplagosja aksidentale në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës.
Sipas prokurorisë, vdekja e policit 44 vjeçar është konstatuar nga mjekët në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 10.30 në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, një polic me iniciale B.T 44 vjeç., deri sa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare dhe për pasojë është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”.
Në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar I DKR të PTH Mitrovicë, dhe sipas informacioneve të para rasti ka ndodhur aksidentalisht.
Trupi i pajetë i të ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./arbresh.info/
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...
Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Ira...
Iranianët përballen me ndërprerjen më të gjatë kombëtare të ...
Akturkoglu vendos derbin e madh, Fenerbahçe triumfon në dram...