Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, pasi ai vazhdon të rikuperohet nga një thyerje e këmbës.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e konfirmoi lajmin pasi skuadra e tij mposhti Spezian 1-0 të dielën mbrëma.
“Sezoni ka përfunduar për Weston për shkak të lëndimit të tij. Ai do të kthehet sezonin e ardhshëm”, tha Allegri për DAZN.
McKennie, i cili gjithashtu do të mungojë në tre ndeshjet vendimtare të kualifikimeve të Kupës së Botës në tre finales e Amerikës, u dëmtua gjatë barazimit 1-1 të Juves në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve me Villarrealin muajin e kaluar.
Më 24 shkurt, Juventus lëshoi këtë deklaratë: “Ëeston McKennie iu nënshtrua testeve të mëtejshme mjeksore, të cilët konfirmuan praninë e një frakture të përbërë të kockav metatarsal të dytë dhe të tretë të këmbës së tij të majtë”.
“Koha fillestare e rikuperimit pritet të jetë afërsisht tetë javë”.
McKennie, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, u paraqit 28 herë për klubin këtë sezon, duke shënuar katër gola./Arbresh.info
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë