Paris Saint Germain është padyshim skuadra me transferimet më të mira këtë verë në Evropë.
Gjiganti francez ka ofruar emra të mëdhenj si Lionel Messi, Sergio Ramos, Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi apo Gianluigi Donnarumma.
Megjithatë parisienët ende duan të bëjnë transferime të mëdha dhe emri i ri në listën e tyre është ai i Paul Pogbas.
Francezi e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Angli, ku në ndeshjen e parë bëri hiq më pak se katër asistime.
Mediat angleze dhe ato franceze kanë raportuar se PSG e ka kontaktuar Pogban duke i ofruar 500 mijë funte në javë nëse pranon të transferohet në Parc de Princes.
Por drejtuesit e PSG-së nuk duan transferimin e Pogbas këtë verë, por vitin e ardhshëm.
Kontrata e francezit skadon me Manchester United pas 12 muajve dhe PSG duan transferimin e tij si agjent të lirë.
Pogba është duke e menduar rikthimin në vendlindje pasi do t’i pëlqente të luante me Lionel Messin. /Telegrafi/
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...