Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në vend është alarmante.
Zemaj ka kritikuar edhe qasjen e Qeverisë sa ishin në opozitë karshi menaxhimit të pandemisë që atë kohë ishte LDK në pozitë.
“Në vazhdimësi kemi insistuat dhe kemi shprehur gatishmërinë që të japim kontribut në vlerësimin e situatën e pandemisë. Nuk do ta përdorim sot shprehjen e vdekjeve nga COVID-19 ashtu siç e përdorshit ju vrasje, është tepër e ultë. Por as rritjen e numrit të rasteve ta përdorim si katastrofë humanitare. Rritja enorme brenda javëve, situata është alarmante dhe mund të përkthehet në humbje të jetës së njerëzve”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së