Me datën 30.07.2021, rreth orës 01:00, patrulla policore e pikës kufitare Qafë Prush, gjatë patrullimit në fshatin Zhub, përkatësisht në skaj të rrugës “Bernard Komani”, e cila të dërgon në drejtim të pikës kufitare Qafë Prush, kanë hasur në 7 qese najloni të mbushura me marihuanë, me peshë totale 7 kg e 507 gramë.
Nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë veprime konkrete policore, të realizuara në bashkëpunim edhe me njësitet përgjegjëse të Drejtorisë Rajonale të policisë kufitare “Perëndimi” Gjakovë.
Sipas procedurave të parapara janë njoftuar edhe njësia kompetente nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, si dhe Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë mbetet të përkushtuara në luftimin dhe parandalimin e te gjitha dukurive negative, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...