Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin hungarez József Bencze, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në rrugën euro-atlantike, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Duke e falënderuar për rikonfirmim të këtyre qëndrimeve, Presidentja Osmani, gjithashtu e falënderoi ambasadorin Bencze për letrën e urimit të Presidenti hungarez János Áder, shkruan arbresh.info.
“Marrëdhëniet e vendit tonë me Hungarinë i kanë rrënjët në historinë tonë të përbashkët të mbrojtjes së vlerave civilizuese evropiane dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gatishmërinë e vendit tuaj që të punojmë së bashku drejt intensifikimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në mes të vendeve tona”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Në takim u fol në veçanti për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani theksoi se sigurimi i vaksinave është prioritet kryesor për të gjitha institucionet.
Osmani potencoi edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit me shtetin hungarez, me fokus në rritjen e numrit të bursave për studentët tanë për t`i ndjekur studimet në Hungari.
Në diskutimin për bashkëpunimin në të ardhmen, Presidentja Osmani tha se do të mbështesë qeverinë e vendit në të gjitha nismat dhe projektet e përbashkëta me Hungarinë, teksa u tha se fusha të interesit të përbashkët janë: bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor, shkëmbimet tregtare, bujqësia, siguria, si dhe në fusha e integrimit evropian./arbresh.info/
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...