Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mohuar se Granit Plava, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ishte ai që telefonoi live në një emision të mëngjesit ditën e djeshme.
Në videon që u publikua në media, një person prezantohet si Granit Plava dhe thotë që është i dënuar me burgim të përjetshëm.
“Ju njoftojmë se institucionet korrektuese zbatojnë standarde të larta sigurie dhe kontrolli, ndërsa çdo posedim apo përdorim i mjeteve të ndaluara nga personat e dënuar është i ndaluar rreptësisht dhe trajtohet me seriozitet të plotë”, thuhet në reagim.
Aty theksohet se hapësirat brenda institucioneve korrektuese monitorohen vazhdimisht nga stafi korrektues dhe përmes sistemit të kamerave të sigurisë.
“Telefonatat lejohen vetëm sipas procedurave dhe orareve të përcaktuara nga institucioni korrektues”, thuhet në reagim.
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...