Treshja kosovare, Fisnik Asllani, Leon Avdulahu dhe Albian Hajdari, e bëri një sezon fantastik me Hoffenheimin në Gjermani, krahas paraqitjeve solide edhe me Kombëtaren e Kosovës.
Dhe, faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve – Transfermarkt, i ka shpërblyer dhe vlerësuar treshen shqiptare.
Sulmuesit Asllani, i cili po pëlqehet nga Barcelona, por edhe nga Bayern Munichu, i është rritur vlera për 5 milionë euro, nga 30 në 35 milionë, duke qenë kështu futbollisti më i shtrenjtë dhe më i vlefshëm Dardan për momentin.
Ai i ka zhvilluar 33 ndeshje në sezonin 2025/26, ndërsa i ka realizuar 10 gola dhe i ka dhuruar 9 asistime me ekipin gjerman.
Ndërkohë, Avdullahut i është rritur vlera po ashtu për 5 milionë, nga 25 milionë euro në 30 milionë euro.
Mesfushori kosovar i ka zhvilluar 33 ndeshje në sezonin që përfundoi, ndërsa e ka bërë edhe një asistim.
E Hajdari i është rritur vlera nga 20 në 25 milionë euro.
Qendërmbrojtësi kosovar i ka zhvilluar 30 ndeshje në këtë sezon me Hoffenheimin, ndërsa e ka shënuar edhe një gol dhe i ka bërë dy asistime.
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...