Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e ngrohtësinë e festës së Bajramit

16:08 | 27 Maj 2026
D.H

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rastin e festës së Kurban Bajramit ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.

Përmes një postimi në rrjetn social Facebook, vlerësoi lart personat që ndodhen aty, si dhe falenderoi për mikëpritjen Halili Kastratin.

“Një shoqëri që harron të moshuarit e saj, humb shpirtin. Një shtet që nuk ua kthen dinjitetin atyre që sakrifikuan gjithçka, humb kuptimin.”

“Sot, në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ndamë së bashku dashurinë e ngrohtësinë e festës së Bajramit. Është përgjegjësi njerëzore e shoqërore që askush të mos ndihet i vetmuar në vendin për të cilin dha gjithë jetën.”

“Faleminderit për mikpritjen dhe zemrën e madhe, Hoxhë Halil Kastrati”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale