Suksesi i këngës së fundit të Dafina Zeqirit s’ka të ndalur.
Këngëtarja ka arritur 8 milionë klikime me këtë këngë ende pa u bërë një muaj nga publikimi i saj, shkruan arbresh.info.

“Duro” që nga 13 marsi kur u publikua në Youtube, është pëlqyer shumë nga fansat.

Kjo këngë ka për mesazh luftën e depresionit, në një kohë të pandemisë kur qytetarët po përballen me izolime e përkeqësim të gjendjes emocionale e ekonomike.

Theje heshtjen” ka qenë mesazhi i Dafinës në fund të këngës.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Elinel dhe pjesë e klipit të realizuar nga Entermedia janë Adriana Matoshi, Lum Veseli, Ira Asllani e Drin Lumi./arbresh.info/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime