Kthim i sistemit të shkatërruar të Maqedonisë në normalitet – kështu e quan ministri i ri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski hapin e tij për të shfuqizuar të gjithë vendimet dhe urdhrat e dhëna deri tani nga ministrat paraprak në këtë dikaster.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Spasovski tha se vendimi nuk vlen për atë që është i ndershëm dhe që e kupton përgjegjësinë e dhënë.
“Gjithkush që është i ndershëm dhe i përgjegjshëm ndaj punës në MPB, që e kupton përgjegjësinë që i është besuar , meqë është pjesë e ministrisë, e ka mundësinë të punojë në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Askush në MPB nuk ka të drejtë të punojë për interesa personale dhe partiake. Ka përfunduar koha e veprimeve si “Alo Gorde, Alo Sasho” për larjen e hesapeve politike me kundërshtarët ose hesapeve të ndyra personale nëpërmjet policisë ashtu si dëgjuam në projektin “E vërteta për Maqedoninë”, tha Ger Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.
Analistët politik përplasjet midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së lidhur me vendimin e Spasovskit i cilësojnë si lojë politike të dy partive më të mëdha maqedonase n ë prag të zgjedhjeve të parakohshme.
“Kjo është pjesë e lojës politikes mes VMRO-së dhe LSDM-së dhe tani pasi VMRO dalëngadalë po i lëshon pozitat e qeverisë, sheh një rrezik për zgjedhjet që vijnë. Pasi Ministria e Mbrojtjes ka qenë pjesë e komploteve dhe e përgjimeve tani ajo do të jetë pjesa që do të goditet më shumë gjatë kësaj kohe. Si duhet ajo është klauzolë e Marrëveshjes së Përzhinos në të cilën të gjithë partitë politike duhet të pajtohen se cili do të jetë roli i ministrit të Brendshëm dhe institucioneve të tjera që parasheh kjo marrëveshje”, u shpreh Selim Ibraimi, analist.
Analisti Geroski ndërkohë thotë se VMRO-së do t’i duhet kohë derisa të mësohet me këto ndryshime.
“Bëhet fjalë për një dramë politike që do ta krijojë VMRO-DPMNE sepse ata njerëz janë të paaftë të ballafaqohen me realitetin se me emërimin e ministrave të rijë të LSDM-së qeveria fiton karakter teknik kurse me ikjen e kryeministrit do të fitojë karakterin e qeverisë kalimtare”, deklaroi Branko Geroski, analist.
Kryeministri Nikolla Gruevski një ditë më parë e vlerësoi si katastrofik vendimin e parë të ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski për rikthimin e kompetencave. Për kreun e Qeverisë kur bëhet fjalë për një ministri të ndjeshme nuk lejohen gabime pasi ato mund të ndikojnë në jetë njerëzish dhe mund të shkaktojnë probleme të mëdha./Alsat-M/
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...