Në Iran 175 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 3.521 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 436.319 ndërsa numri i të vdekurve në 25.015.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 367.829 persona ndërkohë që 3.957 pacientë janë në gjendje të rëndë.
Deri më tani në vend janë kryer teste për 3.854.827 persona.
Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...