Aktori i njohur dhe politikani, Adem Mikullovci, ka ndërruar jetë sot në moshën 83-vjecare.
Me këtë rast nuk kanë munguar as lëvdatat e shumta nga artistët të cilët thonë se nga ai kanë mësuar shumë.
Aktori i njohur, Kushtrim Sheremeti në një prononcim për arbresh.info ka thënë se Mikullovcin e kujton për mësimet, dashurinë, humorin e mbi të gjitha njerëzinë.
“Bacën Adem kam me vazhdu me kujtu me dashni si prej kohës kur unë si fëmijë jam rrit punët e tij si prej kohës kur i kom kry studimet dhe ka fillu me m’i besu rolet e projekteve të tij, për mësimet që na i ka dhënë, dashurinë humorin por më së shumti për njërzillëktun e tij për shpirtin rebel që e ka pas”, është shprehur Sheremeti.

Ndryshe Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937.
Si aktor ka luajtur në qindra role kryesore dhe dytësore në projekte të ndryshme filmike.
Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës./R.Rexhepi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/posts/3489191347812599
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...