Sot rreth orës 20:00, në magjistralen Preshevë – Gjilan është ndaluar një automjet/furgon i dyshuar, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, është konstatuar se në furgon ndodheshin 15 kafaze me gjithësej 150 shpezë, për të cilat drejtuesi i mjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.
“Lidhur me rastin, automjeti së bashku me mallin (shpezët) është sekuestruar nga Policia e Kosovës për procedim të mëtejm tek Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive të tjera të kundërligjshme, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...