Peja ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e dytë çerekfinale të play-offit në elitën e basketbollit kosovar, ndaj Golden Eagle Yllit duke e mposhtur me rezultat 99-81.
Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar me pejanë që shkuan në pushim me epërsi prej tri pikësh, 46:43, shkruan Arbresh.info.
Çereku i tretë ishte fatal për Yllin ku Peja e krijoi epërsinë dyshifrore dhe nuk e lëshoi deri në fund.
Më të dalluarit në fitoren e Pejës ishin Bracey me 17 pikë, dhe Davis e Arti Hajdari me nga 16 sosh.
Tek Ylli, Smith luajti me 18 pikë dhe Bamforth me 14 që ishin më të dalluarit.
Ndeshja e tretë luhet në fundjavë në Suharekë dhe fituesi takohet me Trepçën në gjysmëfinale./Arbresh.info
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...