Departamenti i Thesarit i ShBA-së njoftoi sot sanksione ndaj më shumë individësh, kompanish dhe anijesh që thuhet se janë të përfshira në eksportimin e naftës dhe gazit natyror iranian.
Nëntë anije, një përzierje cisternash nafte dhe gazi të lëngshëm, janë përfshirë në sanksione, si dhe disa kompani me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Njoftimi vjen një ditë pasi Departamenti i Thesarit njoftoi se do të rivendoste sanksionet e tij mbi të gjithë naftën iraniane, pasi i dha përkohësisht Teheranit një licencë njëmujore për të shitur naftë që ka qëndruar pezull në anije cistern, raporton CNN.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, sinjalizoi sot gatishmërinë e SHBA-së për të zbatuar sanksione të mëtejshme, duke thënë se është gati të vendosë “sanksione dytësore” ndaj vendeve që blejnë naftë iraniane
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban