Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi sot se planet evropiane për të rritur prodhimin e dronëve, me synim forcimin e forcave të armatosura të Ukrainës, po i tërheqin këto vende në luftë me Rusinë.
Sipas saj, qeveritë e disa vendeve të Bashkimit Evropian kanë vendosur të rrisin prodhimin dhe dërgimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në Ukrainë, një veprim që Moska beson se po çon në përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Ministria publikoi gjithashtu një listë të industrive dhe ndërmarrjeve në disa vende që, sipas saj, prodhojnë mjete ajrore pa pilot ose pjesë dronësh, duke treguar edhe adresat e tyre. Lista përfshin fabrika në Britani, Gjermani, Spanjë, Itali, Poloni dhe Izrael.
Në deklaratën e saj thuhet se qytetarët evropianë “jo vetëm që duhet të kuptojnë qartë shkaqet e vërteta të kërcënimeve për sigurinë e tyre, por edhe të dinë adresat dhe vendndodhjet e ndërmarrjeve dhe konsorciumeve që prodhojnë UAV dhe pjesë për Ukrainën në territorin e vendeve të tyre”.
Ndërkohë, ish-presidenti i Federatës Ruse dhe aktualisht zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Medvedev, reagoi përmes një postimi në platformën X, duke deklaruar se lista e publikuar është ekuivalente me një listë objektivash të mundshëm për forcat e armatosura ruse.
“Kur sulmet do të bëhen realitet varet nga ajo që vjen më pas. Flini mirë, partnerë evropianë”, shkroi ai në mesazhin e tij.
Zyrtarët rusë, përfshirë Medvedevin, kanë bërë vazhdimisht komente që perceptohen si kërcënime ndaj vendeve evropiane për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës. Megjithatë, këto deklarata zakonisht paraqiten si paralajmërime apo aludime, dhe jo si njoftime të drejtpërdrejta për sulme të afërta.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...