SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i shmangej bllokadës

23:30 | 15 Prill 2026
Q L

Komanda Qendrore Amerikane ka njoftuar se e ka kapur një anije mallrash me flamur iranian që u përpoq të shmangte bllokadën e saj ndaj të gjitha anijeve që hynin ose dilnin nga portet iraniane.

“Centcom” ka thënë se anija u kap të martën pasi u nis nga qyteti portual iranian Bandar Abbas dhe doli nga Ngushtica e Hormuzit.

Ajo thotë se shkatërruesi i Marinës Amerikane “USS Spruance” “e ridrejtoi me sukses anijen”, e cila tani po kthehet në Iran, raporton BBC.

Sipas kësaj komande, deri më tani janë kthyer me sukses 10 anije mbrapsht në Iran, duke shtuar se asnjë nuk e ka thyer bllokadën që kur ajo ishte vendosur të hënën.

Shpërndaje në rrjete sociale