Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor 2023 në Prishtinë.
Në seancën e sotme janë të pranishëm tre të akuzuarit: Naim Murseli, ish-bashkëshorti i së ndjerës, si dhe Kushtrim Kokalla e Granit Plava.
Të akuzuarit janë sjellë në gjykatë nën masa të sigurisë, ndërsa seanca e sotme pritet të vazhdojë me marrjen në pyetje të Naim Murselit nga trupi gjykues, shkruan Arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë për këtë rast më 15 janar 2025.
Sipas aktakuzës, Naim Murseli dhe Liridona Ademaj, gjatë kohës sa kanë jetuar në Suedi, kanë pasur probleme dhe çrregullime në raportet bashkëshortore, si dhe mosmarrëveshje pasurore.
Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në hyrje të fshatit Bërrnicë të Prishtinës, derisa po kthehej në shtëpi së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre./Arbresh.info/

Tragjedi në Shkodër: Hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndë...
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...