Liqeni i Batllavës, po përballet me një situatë shqetësuese të ndotjes nga mbeturinat.
Nga disa pamje të dërguara në adresë të portalit Arbresh.info grumbuj të konsiderueshëm mbeturinash përgjatë bregut të liqenit, duke dëmtuar rëndë jo vetëm estetikën e zonës, por edhe mjedisin përreth.
Pavarësisht potencialit të madh për zhvillim turistik dhe frekuentimit të lartë nga vizitorët, mungesa e mirëmbajtjes dhe ndërgjegjësimit qytetar ka bërë që kjo hapësirë të shndërrohet në një pikë problematike për ambientin.
Mbeturinat e hedhura në mënyrë të pakontrolluar rrezikojnë ekosistemin e liqenit dhe ndikojnë negativisht në përvojën e vizitorëve.
Banorët dhe vizitorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për pastrimin dhe menaxhimin e kësaj zone, si dhe masa konkrete për parandalimin e ndotjes në të ardhmen. Po ashtu, bëhet thirrje për rritjen e vetëdijes qytetare në mënyrë që hapësira të tilla të ruhen dhe të mos degradohen më tej.

FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...
Haxhiu uron Merkur Smajlaj për përfshirjen në Forbes për vit...
“Na e vodhën ndeshjen”, ylli i Barcelonës shpërthen pas elim...
“Nuk përfaqëson unitetin e kombit”, Magyar i kërkon dorëheqj...