Përkrahësit e opozitës në Bjellorusi, kanë vazhduar me protesta për më shumë se një muaj, me anë të së cilave po i bëjnë trysni presidentit Alyaksandr Lukashenka të dorëhiqet, pas zgjedhjeve presidenciale, rezultati i të cilave u kundërshtua pas akuzave për manipulim.
Lukashenka, që mban pushtetin për 26 vjet me radhë, ka refuzuar të bisedojë me kundërshtarët e tij si dhe ka kundërshtuar thirrjet për zgjedhje të reja. Ai thotë se ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit me mbi 80 përqind të votave, ndërkaq opozita thotë se rezultati është i manipuluar.
Grupet opozitare po ashtu kanë bërë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe për hetim të pavarur të dhunës policore në protestat opozitare.
Liderja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha se vendi është në krizë të thellë politike.
“Bjellorusët kanë ndryshuar, janë zgjuar”, tha ajo më 5 shtator.
Ajo shtoi se bjellorusët nuk i besojnë qeverisjes aktuale dhe se është e pamundur t’i ndalosh.
Protestat kundër Lukashenkas janë sfida më e madhe në tërë mandatin e tij si president./Rel/
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...