Tridhjetë e tre vjeçari me pistoletë ka gjuajtur drejt banesës së fqinjëve në Çair. Ata janë fshehur në dhomën e gjumit dhe kanë thirrur policinë.
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ngriti procedurë kundër një personi për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale.
I dyshuari, më 24 korrik ka shkuar në banesën e fqinjëve, dhe ka goditur derën duke i kërcënuar.
Më pas ka zdrypur poshtë në oborr pas objektit të banesës dhe prej atje ka gjuajtur drejt dritareve dhe fasadës së banesës. sipas njoftimit, që të mos lëndohen, ata janë fshehur në dhomën e gjumit, njofton telegrafi maqedoni.
Prokurori vlerësoi se ka rrezik nga fshehja dhe arratia e të dyshuarit, duke marrë parasysh personalitetin e tij si dhe rrethanat e posaçme që arsyetojnë qëndrimin se mund ta përsërisë veprën penale.
Nga Prokuroria shprehen se ky person është dënuar edhe më herët më vepra penale dhe se i është propozuar në Gjykatë Penale masa e paraburgimit.
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...