Douglas Costa mund të kalojë te Manchester City.
Ylli brazilian i Juventus, Douglas Costa, po lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Manchester City.
Me merkaton e verës që po afron, zëra të shumtë thonë se Pep Guardiola është i interesuar të ribashkojë forcat me anësorin brazilian.
Lidhur me transferimin e mundshëm ka folur edhe Rivaldo, i cili ka thënë se Costa do të ishte opsion interesant për ‘Citizens’.
“Duke analizuar merkaton, mendoj se lëvizja e Douglas Costa nga Juventus te Manchester City do të ishte mundësi interesante”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.
“Costa nuk ka luajtur shumë me Juventus dhe mund të gjejë hapësira më të mëdha për të shkëlqyer te City, pasi duket se ata po tentojnë nënshkrimin me të. Karriera profesionale është e shkurtër andaj do të ishte e rëndësishme që ai të gjente një klub ku ka minuta. Ai është lojtar i shkëlqyer, të cilin e admiroj”, ka thënë tutje fituesi i Kupës së Botës në vitin 2022.
Douglas Costa kishte punuar nën urdhrat e Pep Guardiola edhe gjatë kohës sa ishte te Bayern Munich.
Varroset Jahja Mustafa, babai i Calit
Sveçla dorëzon çelësat e objektit të ri të Agjencionit të Re...
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektua...
Glauk Konjufca: Nga Shkupi, nuk lëshojmë pe
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj prezanton në Rahovec planin katërvjeçar për zhvill...