Përmes një njoftimi për medie, OJQ “Shëndetësia e Bashkuar Kosovare”, ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Armned Zemaj, shkruan arbresh.info.
Sipas tyre, ky vendim rrezikon shendetin e gjithe popullates sidomos prej rasteve asimptomatike te cilat jane menyra me e shpeshte e transmetimit te SARS-COV-2.
Ky është njoftimi i plotë i OJQ “Shëndetësia e Bashkuar Kosovare”
“Ju njoftojmë qe denojme rende vendimin e Ministrisë se Shëndetësisë te udhëhequr nga Armend Zemaj (LDK) për ndalimin e testimeve për COVID19 në Republikën e Kosovës.
Vendimi i tille shpreh qe vetëm rastet specifike nga Klinika Infektive apo rastet simptomatike me gjendje te rende do mund te kenë te drejtën për testim.
Ky vendim rrezikon shëndetin e gjithë popullatës sidomos prej rasteve asimptomatike të cilat janë mënyra me e shpeshte e transmetimit te SARS-COV-2.
Punëtori shëndetësor i cili përballet me rrezikun kryesor nga sëmundja vdekjeprurëse është harruar tërësisht nga qeveria aktuale, përkundrazi masat e reja dhe ndalimi i testimit, po ashtu edhe ndalimi i pagesës bonos mbi rroge vetëm tregon jo-profesionalitetit dhe paaftësinë e Armend Zemaj për postin ne fjale dhe joseriozitetin e qeverise aktuale per te drejtat themelore njerezore.
Ne si shoqata me e madhe medicinale ne Kosove me karakter sindikal, kërkojmë:
1.Doreheqjen e Armend Zemaj nga posti i Ministrit.
2.Anulimin e Vendimit për Ndaljen e Testimeve për COVID19
3.Shqyrtimin e vazhdimit te pagesave bonus për Punëtoret Shëndetësore
4.Ekzekutimin e Ligjit te Pagave
5.Transparence ne numrin aktual dhe përdorimin e test-kits për COVID19 qe gjenden tek IKSHPK”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, e kishte kundërshtuar edhe Bekim Haxhiu nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ai, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, kishte thënë se ky vendim nuk ka logjikë ne aspektin e parandalimit të sëmundjes me virusin COVID-19/arbresh.info/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...