Aktori i njohur, Ansel Elgort akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare në vitin 2014.
Vajza me emrin Gabby përmes një postimi në Twitter pretendon se, ajo filloi t’i shkruante mesazhe aktorit 26-vjeçar, pak para datëlindjes së 17-të dhe ai iu përgjigj përmes rrjetit social Snapchat, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Gabby thotë se ka qarë me dënesë dhe me dhimbje gjatë sulmit seksual nga ylli i Goldfinch, kur ishte adoleshente.

Ansel Elgort njihet për një mori filmash, duke përfshirë “Divergent”, “The Fault in Our Stars”, “Baby Driver”, dhe së fundmi, “The Goldfinch”. Aktori aktualisht është me xhirime për rolin e tij si Toni në muzikalin e Steven Spielberg “West Side Story”.
Elgort është personazhi i famshëm më i fundit i akuzuar për sulm seksual ose sjellje të pahijshme që nga momenti që lëvizja #Metoo nisi në 2017-ën, e cila ka ndikuar te shumë gra e vajza që të tregojnë abuzimet ndaj tyre, siç ishte dhe rasti i Gabby-t. / arbresh.info/

FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën