E përditshmja çeke ‘Respekt’ shkruante sot se një agjent special rus ka ardhur në Pragë tre javë më parë, pas heqjes së monumentit të marshallit sovjetik Ivan Konev nga një shesh kryesor i kryeqytetit.
Sipas gazetës agjenti special erdhi në aeroportin Vaclav Havel dhe kishte një pasaportë diplomatike ruse. Automjete diplomatike e prisnin atë që më pas e çuan në ambasadën ruse.
Burimet e gazetës thanë se agjenti mbante një cantë ku supozohet se kishte helmin vasës ricin.
Shërbimet çeke të sigurisë e dinin për ardhjen e këtij personi dhe e konsideronin si rrezik për politikanët vendas sidomos ata që kishin të bënin me vendimin e heqjes së statujës së Konev.
Më 4 prill monumenti i marshallit sovjetik u hoq nga një shesh kryesor i Pragës dhe më vonë kryebashkiaku Zdeněk Hřib, dhe kreu rajonal Pavel Novotný u morën në mbrojtje nga policia prej kërcënimeve të raportuara nga Rusia.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...