
NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference at NATO headquarters in Brussels, Wednesday, Oct. 23, 2019. (© Virginia Mayo/AP Images)
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë për pasojat e dezinformimin, që ka marrë hov, veçanërisht pas shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.
“Jemi dëshmitarë të veprimeve të aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërore të cilët po bëjnë përpjekje që duke e përdorur pandeminë të na përçajnë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për media, transmeton REL.
“Aleatët duhet të punojnë së bashku për të gjurmuar dhe zbuluar këto përpjekje”, shtoi Stoltenberg, duke vlerësuar se mënyra më e mirë për t’u marrë me këtë fenomen është duke paraqitur fakte dhe të vërteta.
Sipas Stoltenberg, ministrat e NATO-s do të marrin pjesë në një video-konferencë të mërkurën, dhe një nga temat kryesore do të jetë përgjigja e përbashkët e të gjithë aleatëve ndaj propagandës.
Stoltenberg tha se po bëhet çdo gjë e mundur që kriza e coronavirusit të mos bëhet një krizë e sigurisë.
Ai theksoi se operacionet e Aleancës në botë, përfshirë Kosovën dhe Afganistanin, janë akoma funksionale, megjithëse me masa parandaluese të përhapjes së koronavirusit.
“Misioni i NATO-s është të ruajë jetën e njerëzve”, paralajmëroi Jens Stoltenberg, duke shtuar se kriza e shkaktuar nga coronavirusi do të ketë pasoja të gjera.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje