Sassoli publikoi një njoftim me shkrim në të cilën thuhet: “Për shkak se fundjavën e fundit e kalova në Itali, si masë parandaluese punën time si kryetar do ta ushtrojë nga shtëpia ime në Bruksel”
Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli, mori vendim që të mbetet në karantinë në shtëpinë e tij për shkak se fundjavën e kaluar ishte për vizitë në Itali, ku u zbuluan një numër i madh i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19).
Sassoli publikoi një njoftim me shkrim në të cilën thuhet: “Për shkak se fundjavën e fundit e kalova në Itali, si masë parandaluese punën time si kryetar do ta ushtrojë nga shtëpia ime në Bruksel”.
Ai theksoi se gjatë dy javëve të ardhshme do të mbetet në shtëpi, duke apeluar që të gjithë të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për shkak të koronavirusit.
Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit Evropian, që planifikohej të mbahej këtë javë në qytetin francez Strasburg, mbahet në kryeqytetin belg Bruksel për shkak të COVID-19.
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...