Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pranuar një telegram urimi nga ministri Shtetëror i Ministrisë së Brendshme, për Sport dhe Migrim i Republika i Landit të Bajrenit të Gjermanisë, njëherazi Zëvendësi i dytë i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Joachim Herrman.
Në këtë telegram, ndër të tjerash thuhet:
“Ju përgëzoj përzemërsisht me rastin e emërimit Tuaj Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës. Landi i Bajernit dhe Ministria e Republikës së Kosovës kanë marrëdhënie në një nivel të lartë mirëbesimi dhe në fusha të ndryshme. Unë do kem kënaqësinë që bashkëpunimin në rrafshin e sigurisë së brendshme ta vazhdojmë dhe thellojmë dhe në të ardhmen”.
Më tej, z. Herrman i ka uruar ministrit Veliu sukses në tejkalimin e sfidave që e presin me rastin e emërimit të tij në postin e ministrit të MPBAP./arbresh.info/
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...