Ka lënë gjurmë në Angli, ka lënë gjurmë në Spanjë, dëshiron të lërë edhe në Itali.
Synimi i Cristiano Ronaldos, përveç titujve me Juventusin, është të fitojë edhe çmime individuale gjatë kohës sa do të jetë në Itali.
Objektivi është ‘Kepuca e Artë’ e Italisë.

CR7 e humbi mundësinë sezonin e kaluar duke u mposhtur nga 36 vjeçare Quagliarella, madje edhe Zapata i Atalantas 23 gola e Piatek i Milanit 22, shënuan më shumë se 34-vjeçari, që e përfundoi sezonin e parë në Serie A me 21 finalizime.
Megjithatë, CR7 nuk dëshiron ta lërë t’i ikë një tjetër sezon pa e rrëmbyer këtë çmim individual në Itali.
Ai e nisi keq sezonin, por tashmë kanë ndryshuar gjërat për CR7.
Ylli portugez e inspiroi ekipin “Bianconeri” me dy gola në fitoren 2:1 ndaj Parmës të dielën mbrëma për ta ndihmuar kampionin aktual të shkëputet në katër pikë ndaj Interit.

Dhe, CR7 po vazhdon të shënojë gola një pas një.
34 vjeçari arriti në kuotën e 11 golave radhazi në 7 ndeshjet e fundit në Serie A, 16 në total këtë edicion, vetëm Ciro Immobile ka më shumë, 23 finalizime.
Gjithashtu, ai u bë lojtari i parë në histori që regjistron numër dyshifror të golave që nga sezoni 2006/07 në njërën nga pesë ligat më të forta evropiane, respektivisht në 14 sezone radhazi.
Statistika impresionuese këto, duke menduar se vetëm disa javë më parë flitej për një krizë të yllit portugez. /Express/
Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...