Njohësi i çështjes së sigurisë, Drizan Shala ka komentuar arrestimin e Ikballe Berisha-Huduti, e cila dyshohet për “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.
Sipas Shalës arrestimi dhe ndalimi i saj për 48 orë, tregon se ajo duhet të hetohet nga organet e rendit për deklarimet e saj rreth sulmit të SHBA-ve në drejtim të komandantit të QUDS iraniane,raporton arbresh.info.
Ai, ka pohuar se Berisha-Huduti dyshohet se është e lidhur ngushtë me politiken fetare të Iranit në të kaluarën…..Pra zonja në fjale në të kaluarën ka udhëhequr OJQ të ndryshme të cilat ishin nën dyshimin e nxitjes se mendimit ekstrem fetar në Kosovë.
“Arrestimi dhe ndalimi për 48 ore tregon që organet e rendit duhet qe sa ma parë të hetojnë deklarimet e saja në lidhje me sulmin e SHBA-ve në drejtim të komandantit të QUDS Iraniane. Sipas informacioneve publike zonja në fjale është e lidhur ngushtë me politiken fetare të Iranit në të kaluarën…..Pra zonja në fjale në të kaluarën ka udhëhequr OJQ të ndryshme të cilat ishin nën dyshimin e nxitjes se mendimit ekstrem fetar…në Kosovë”, ka thënë Shala.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilentë nga zhvillimet në lindjen e mesme dhe të monitorojnë hyrje-daljet në territorin e Kosovës.
“Institucionet e sigurisë se Kosovës duhen që të jenë vigjilent nga zhvillimet në lindjen e mesme dhe të monitorohen hyrjet daljet në territor të RKS dhe në aspektin e brendshëm të observohen individ apo grupe ekstrem për të parandalu ndonjë sulem eventual dhe cënimim e sigurisë nacionale të Kosovës”, tha Shala./arbresh.info
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...