Chelsea është duke shfaqur interesim për mesfushorin e PSG-së, Julian Draxler dhe bashkëlojtarin e tij Idrissa Gueye.
Sipas Le 10 Sport, Chelsea ka filluar bisedimet me gjermanin, mirëpo ende nuk ka avancuar sa për të bërë marrëveshje.
Pos Draxler, “Blutë” kanë interesim për Gueye, i cili më herët ka luajtur në Premierë Ligë në fanellën e Evertonit, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri i gjigantit anglez, Frank Lampard dëshiron të transferojë disa mesfushorë kreativ dhe Draxler shihet si lojtari adekuat për pozitën që luan.
Chelsea për momentin është në pozitën e katër në tabelë me 32 pikë, 17 me pak se lideri Liverpool./arbresh.info.
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...