Presidenti i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian, David Sassoli nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Para vizitës së tij në vend, ai në një intervistë tha se bllokada e negociatave për anëtarësim në BE e ka bërë publikun evropian të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes. Ai konsideron se vetoja franceze në samitin e fundit është vetëm një pengesë e vogël në rrugën për t’u kapërcyer në muajt e ardhshëm.
“Vendosa ta bëj vizitën e parë jashtë BE-së në Maqedoninë e Veriut, dhe më pas Shqipërinë, sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u bërë anëtare të BE-së, ndërsa ne duhet ta njohim atë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e tyre drejt suksesit.
Ne nuk do të heqim dorë. Gjëja më e mirë, përveçse të keni një pushim të vogël në procedurat tani, është që qeveritë e BE-së, parlamentet dhe opinioni publik mbështesin hapjen e negociatave të pranimit me këto vende. Kjo është e vërtetë si në veri, në jug, në lindje, dhe në perëndim të BE-së”, tha Sassoli.
Presidenti i ri i Parlamentit Evropian kujton se ka pasur një seri kërkesash nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe shton se atyre tani duhet t’u jepet një sinjal se ata janë në rrugën e duhur dhe ato të vazhdojnë përpjekjet e tyre.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...